20-vjeçarja në Prizren tenton t’i japë fund jetës së saj duke prerë venat, thotë se e bëri nga nervoza

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në rrugën ‘Ismajl Kryeziu’ në lagjen Arbanë të Prizrenit, ku një vajzë e re dyshohet se ka tentuar t’i japë fund jetës së saj.

Burimet brenda Emergjencës kanë bërë të ditur se 20-vjeçarja ka pësuar lëndime trupore, pasi kishte tentuar t’i presë venat e saj. Falë intervenimit të stafit mjekësor, gjendja e saj shëndetësore është stabilizuar, ndërkohë që është njoftuar edhe Policia.

Mësohet se e reja ka dhënë deklaratë për Policinë, ku ka bërë të ditur se nuk e ka shtyrë askush ta bëjë këtë veprim, por aktin e ka kryer nën afekt të nervozës.

Me urdhër të prokurorit rasti është iniciuar ‘Vetëvrasje në tentativë’, ndërsa 20-vjeçarja është liruar për në shtëpi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *