Drejtoria rajonale e policisë në Prizren sot ka pranuar 23 zyrtarë të ri policor nga gjenerata e 55-të e policisë së Kosovës.

Drejtoria rajonale e policisë në Prizren sot ka pranuar 23 zyrtarë të ri policor nga gjenerata e 55-të e policisë së Kosovës.

Në lidhje me këtë, Drejtori Rajonal e Policisë Kolonel Faton Alija, ju uroj mirëseardhje dhe njëkohësisht ka kryer një inspektim zyrtarëve policor, duke ju sqaruar detyrat dhe përgjegjësit që tani e tutje ata do ti kenë.

Në fjalimin e tij duke ju drejtuar policëve të sapoardhur, u kërkoj që përveç përgjegjësisë dhe obligimeve ligjore ata të jenë në shërbim të qytetarëve të Kosovës, pa asnjë dallim duke promovuar vlerat dhe misionin e policisë si një detyrë dhe përgjegjësi.

Pra, nga sot qytetarët e rajonit të Prizrenit do të shërbehen nga policë të ri, pjesa me e madhe do te punoj ne stacionin policor në Prizren, ndërsa të tjerët në Suharekë dhe Dragash dhe qëllimi i organizatës është që vazhdimisht të freskohen me gjenerata të reja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *