Nesër nuk do të ketë ujë në disa lagje, shkak punimet

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” sh.a – Prizren, përmes një njoftimi dërguar mediave, njofton konsumatorët e qytetit të Prizrenit se punëkryesi NPT “XËRXA”, ka filluar ekzekutimin e punimeve për realizimin e projektit shumë të rëndësishëm për rrjetin e ujësjellësit të qytetit:

“Shtimi i kapaciteteve të ujit të pijes me ujësjellës Ჶ 400 mm nëdisa zona, lagja „Lakuriq“, rr. „SelajdinBraha“ dhe disa rrugë të qytetit të Prizrenit“

Plani i paraparë dinamik për kryerjen e punimeve është dy vjeçar.

Financuesi:Komuna e Prizrenit.

Për shkak të punimeve që do të realizohen në ndërrimin e gypit AC me gypsjellës PE, do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujët të pijes me datë 26.05.2022, prej 07:30÷19:00 h.

Zonat qe do te afektohen nga ndërprerja e ujit përfshijnë:

· Lagja „Ortakoll“
· Rr. „Adem Jashari“
· Rr. „SalajdinBraha“
· Rr. e „Kosoves“
· Rr. „FehmiLladrovci“
· Rr. „XhemilFluku“
· Lagja „Arbana“
· Lagja „Lakuriq“
· Lagja „Bajram Curri“
· Lagja „Jeta e re“
· Zona Industriale e qytetit
· Fshati Vlashne

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *