Dy shtylla elektrike devijohen nga bazamenti, policia bllokon një pjesë të rrugës ” Shuaip Spahiu”

Në rrugën ” Shuaip Spahiu”, e cila ndodhet afër objektit të administratës komunale në Prizren, dy shtylla elektrike gati sa nuk janë rrëzuar, në të cilat janë të vendosura shumë kabllo elektrike dhe rrjete të sistemit kabllovik, raporton TV Prizreni.

Qytetarët kanë njoftuar policinë e cila ndodhet në vendngjarje, me ç’rast është bllokuar një pjesë e rrugës për shkak të rrezikut nga rrëzimi i mundshëm i shtyllave, deri në arritjen e ndonjë ekipi të kompanisë KEDS, pasi zyrtarë policor thanë se e kanë njoftuar këtë kompani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *