Dy të dehur rrahen mes vete në një furgon në Prizren – policia u gjen drogë

Policia e Prizrenit ka intervenuar mbrëmë në një përleshje që ka ndodhur në rrugën “Mbreti Agron” në Prizren, ku dy persona, në gjendje të dehur janë rrahur me njëri-tjetrin.

Patrulla policore që doli në vendin e ngjarjes u ka gjetur të dyshuarve edhe substanca narkotike. Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se dy të dyshuarit që u rrahën mes vete janë kapur nga zyrtarët policorë në një furgon.

Gjatë kontrollit te njëri nga të dyshuarit është gjetur substancë e dyshuar marihuanë, që më pas është konfiskuar.

Sipas të njëjtave burime, edhe automjeti ku u kapën të dyshuarit është sekuestruar nga Policia përkohësisht.

Ndërsa të dyshuarit, pas arrestimit, janë dërguar në mbajtje dhe ndaj tyre është hapur rasti “Posedim i pa autorizuar i substancave narkotike psikotrope ose analoge”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *