E pengoi derisa po e lavëronte tokën, arrestohet i dyshuari në Prizren

Një burrë nga Serbica e ulet në Prizren ka raportuar se derisa ishte duke e lavëruar arën, një person tjetër ka shkuar dhe e ka penguar.

I dyshuari është dërguar në mbajtje.

“UZURPIM I PALIGJSHËM I PRONËS- Serbicë e Ulët-Prizren, 28.10.2023- 10:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë duke punuar tokën ( lavëruar arën) e tij për të cilën posedon dokumente, i dyshuari mashkull kosovar ka shkuar dhe penguar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *