Edhe zyrtarisht fillon punën drejtori i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Edmond Hoxha

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj në faqen e tij zyrtare në facebook ka njoftuar se sot ka filluar punën  Drejtor i i Ri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Edmond Hoxha, ku edhe e ka prezentuar  para ekipit të kësaj drejtorie.

Kryetari, Totaj më tej ka theksuar se z. Hoxha, vjen me një përvojë në institucione publike e private, që ka treguar sukses në menaxhim në të gjitha veprimtaritë që i ka kryer. Drejtori Hoxha është ekonomist i diplomuar me titull “Master për Administrim Biznesi”, të përfunduar në Vjenë, Austri.

Mirë se vini në ekipin tonë z. Hoxha, që synim permanent ka lehtësimin e jetës së qytetarëve të Komunës së Prizrenit, thuhet në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *