Gastronomët: Mbyllja pa asnjë mbështetje është të papranueshme

Ministria e Shëndetësisë të premten mori vendim për rikthimin e karantinës në shtatë komuna. Vendimi kishte të bënte vetëm për ditën e shtunë dhe të diele. Me këtë vendim bizneseve iu ndalu veprimtaria e tyre, mesin e tyre u mbyllen edhe kafiteritë.

Për çka reagimi i menjëhershëm erdhi nga Shoqata e Gastronomëve të Kosovës.

Pas protestave, sërish sot Shoqata e Gastronomëve mbajti mbledhje të jashtëzakonshme me anëtarët e shoqatës. Në këtë mbledhje thuhet se “Ne si Shoqatë pas të gjitha diskutimeve me anëtarët e Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, së bashku me biznese të ndryshme të cilat do të preken nga Vendimi i rradhës, njëzëri kemi rënë dakord, që në rast se vendimet e ardhshme për mbyllje nuk do të subvencionohen apo mbështeten me plane konkrete strategjike për mbulimin e dëmeve, dhe Pako për subvencionim të linjave të pagave të punëtorëve, subvencionim të shpenzimeve të qirasë, ndihmesë në pagesën e interesave të kredive, ndarjen e granteve që stimulojnë qarkullimin në Gastronomi, zotohemi që do të kundershtojmë çdo vendim për mbyllje të mëtutjeshme ose shkurtim orari, në çdo formë të mundshme, përfshire edhe ato radikale, mos mbylljen e lokaleve, apo edhe protesta”.

Tutje thuhet se mbylljet pa mbështetje që po bëhen nga Qeveria, janë të papranueshme.

“Ne si Shoqatë e Gastronomëve të Kosovës bashkëndjejmë me të gjitha familjet më të prekura me COVID-19, e sidomos me ata të cilët tashmë kanë humbur më të dashurit e tyre, sepse edhe ne jemi pjesë e këtij populli dhe njëllojë kemi pasur të infektuar nga ky virus, por edhe të ndjerë tashmë. Mirëpo, këto lloj mbylljesh pa asnjë mbështetje, siç po pretendon Qeveria e RKS, janë të papranueshme për ne si shoqate, së bashku me katërdhjetë mijë punëtorët tanë e familjet e tyre! Mbesim të përkushtuar për të ofruar ndihmë të pakufizuar për përkrahjen dhe shpëtimin e gastronomisë, në tejkalimin e kësaj krize të manifestuar me pasoja sa më të vogla, e tutje. Me shpresë se do të lejohemi të punojmë dhe në mirëkuptimin tuaj!”, thuhet në njoftimin e shoqatës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *