Prokuroria në Prizren: 34 aktakuza kundër 44 personave, për vepra të ndryshme penale

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, si dhe pranë gjykatës kompetente ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit ndaj një (1) të dyshuari. Ndërsa, nga kjo prokuroria janë ngritur tridhjetekatër (34) aktakuza kundër dyzetekatër (44) personave, për vepra të ndryshme penale.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, në dy raste të ndara, në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit të bazuar se njëri nga të dyshuarit ka kryer veprën penale “Dhënia e ryshfetit, kurse i dyshuari tjetër ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, susbtancave psikotrope apo analoge” sipas KPRK-së.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi të dyshuar për veprën penale “Pengimi i personizt zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare” sipas KPRK-së

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur tridhjetekatër (34) aktakuza kundër dyzetekatër (44) personave, për këto vepra penale:

Pesë (5) aktakuza kundër shtatë (7) personave për veprën penale “Sulmi”;

Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Dhuna në familje”;

Dy (2) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”;

Dy (2) aktakuza kundër katër (4) personave për veprat penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Kanosja”;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale “Sulmi” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale “Sulmi” dhe “Kanosja”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Kanosja”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Kanosja”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Hyrja në sistemet kompjuterike”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e pyllit”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *