Gjatë muajit shkurt policia në Prizren konfiskoi 54 patentë shofer

Drejtoria rajonalë e policisë ne Prizren, njësia rajonale e komunikacionit rrugor në Prizren, ka realizuar objektivat e saja te paraparë për muajin shkurt 2022, duke punuar me profesionalizëm në rregullimin dhe kontrollimin e komunikacionit ne parandalimin e aksidenteve, qoftë përmes planeve operative apo edhe përmes informatave që pranon nga qytetaret e vendit për kundërvajtës të ndryshëm në rrugët e vendit.

Kështu që veprimet ligjore për shkelje të ligjit të komunikacionit janë duke vazhduar intenzivisht në rajonin e Prizrenit dhe gjate muajit shkurt 2022, NJRKRR ne Prizren i ka gjobit shkelësit e ligjit për kundërvajtje te ndryshme ne trafik:

2744 Gjithsejtë tiketa ne trafik, sipas planit operativ “Siguria ne komunikacionin Rrugor 2021-2022”.
49 Tiketa për përdorimin e telefonit gjatë ngasjes se automjetit,
20 Tiketa për xhama te errëta,
64 Tiketa për Covid,
118 Tiketa për mos respektimin e shenjave te trafikut ,
23 Tiketa për mos respektimin e shenjave te ndriçimit ( semaforëve),
54 Patentë shofer te konfiskua dhe
10 Vazhdime te masës mbrojtëse për vozitësit te cilët nuk e kanë respektuar masën mbrojtëse.

Me këtë rast, Policia apelon të qytetarët e vendit që të kenë kujdesin maksimal gjatë qarkullimit në rrugë, duke kërkuar nga ta që të respektojnë ligjin, rregullat dhe shenjat e komunikacionit ne rrugë me qellim te krijimit te një ambienti te sigurt për te gjithë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *