Kujtim Gashi: Po i hymë garës për të fituar, qytetarët e kanë kuptuar se vetëm ne i shtyjmë proceset përpara

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kujtim Gashi, ka thënë se ashtu edhe si në zgjedhje paraprake, edhe në këto, nuk kanë vija të kuqe për asnjë parti, shkruan GazetaBlic.Në një prononcim për GazetaBlic, Gashi ka shtuar se PDK duke mos pasur vija të kuqe për asnjë nga subjektet politike në vend, janë të hapur mundësitë për koalicione me të gjitha partitë.“Partia Demokratike e Kosovës, siç dihet edhe në të kaluarën nuk ka pasur dhe nuk do të ketë vija të kuqe për ta qeverisur vendin, natyrisht që parapëlqejmë të qeverisim me partitë që kanë program të përafërt me ne. Është herët të flitet për koalicione, por sigurisht që vetë fakti që nuk kemi vija të kuqe për partitë politike, janë të hapura mundësitë për koalicione, të cilat mundësojnë realizimin e programit të PDK-së”, është shprehur ai.

Gashi ka shtuar se PDK-ja në këto zgjedhje do të hynë për t’i fituar, derisa ka shtuar se qeveritë aktuale, sipas tij, kanë mashtruar qytetarët.

“PDK, hyn për t’i fituar këto zgjedhje dhe jemi të bindur se tashmë qytetarët e kanë kuptuar se veç PDK-ja i shtyn proceset përpara, sidomos pas dështimit të partive që mashtruan qytetarët me premtimet për qeveri të shpresës”, ka thënë Gashi.Kujtojmë, ditë më parë Gjykata Kushtetuese ka nxjerr aktgjykim për shpalljen e pavlefshme të votimit në Kuvendin e Kosovës për zgjedhjen e Qeverisë Hoti më 3 qershor, pasi për këtë qeveri kishte votuar edhe deputeti Etem Arifi, i cili kishte një aktgjykim përfundimtar nga Gjykata e Apelit.

Me këtë rast, edhe takimet konsultative me partitë politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës, i ka përfunduar u.d. Presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani, për të biseduar rreth datës së mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme.Nga këto takime, datat 31 janar dhe 7 shkurt janë përmendur si mundësi e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme./

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kujtim Gashi, ka thënë se ashtu edhe si në zgjedhje paraprake, edhe në këto, nuk kanë vija të kuqe për asnjë parti, shkruan GazetaBlic.Në një prononcim për GazetaBlic, Gashi ka shtuar se PDK duke mos pasur vija të kuqe për asnjë nga subjektet politike në vend, janë të hapur mundësitë për koalicione me të gjitha partitë.“Partia Demokratike e Kosovës, siç dihet edhe në të kaluarën nuk ka pasur dhe nuk do të ketë vija të kuqe për ta qeverisur vendin, natyrisht që parapëlqejmë të qeverisim me partitë që kanë program të përafërt me ne. Është herët të flitet për koalicione, por sigurisht që vetë fakti që nuk kemi vija të kuqe për partitë politike, janë të hapura mundësitë për koalicione, të cilat mundësojnë realizimin e programit të PDK-së”, është shprehur ai.

Gashi ka shtuar se PDK-ja në këto zgjedhje do të hynë për t’i fituar, derisa ka shtuar se qeveritë aktuale, sipas tij, kanë mashtruar qytetarët.

“PDK, hyn për t’i fituar këto zgjedhje dhe jemi të bindur se tashmë qytetarët e kanë kuptuar se veç PDK-ja i shtyn proceset përpara, sidomos pas dështimit të partive që mashtruan qytetarët me premtimet për qeveri të shpresës”, ka thënë Gashi.Kujtojmë, ditë më parë Gjykata Kushtetuese ka nxjerr aktgjykim për shpalljen e pavlefshme të votimit në Kuvendin e Kosovës për zgjedhjen e Qeverisë Hoti më 3 qershor, pasi për këtë qeveri kishte votuar edhe deputeti Etem Arifi, i cili kishte një aktgjykim përfundimtar nga Gjykata e Apelit.

Me këtë rast, edhe takimet konsultative me partitë politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës, i ka përfunduar u.d. Presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani, për të biseduar rreth datës së mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme.Nga këto takime, datat 31 janar dhe 7 shkurt janë përmendur si mundësi e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme./GazetaBlic

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *