Gjendet e vdekur një 57-vjeçare në banesën e saj në Prizren

Një grua e moshës 57-vjeçare është gjetur sot pa shenja jete në banesën e saj.

Lajmin e ka konfirmuar edhe policia rajonale e Prizrenit, teksa japin detaje lidhur me rastin.

“Policia në Prizren rreth orës 13.30 ka marrë informacion se në rrugën “Hajdar Shala” në një banesë gjendet një trup i pajetë, vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor. Lidhur me rastin njësitet relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa nga hetimet e para nuk vërehet se viktima ka shenja dhune. Rasti është duke u hetuar si vdekje e dyshimtë, trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar për obduksion”, konfirmoi policia

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *