Gjendet një person pa shenja jete në Prizren, rasti po hetohet
Një person është gjetur pa shenja jete të hënën rreth orës 06:40 në fshatin Manastirca, në Prizren.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se njësitet relevante policore dhe mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës.
“Raportohet se nga familjarët e tij është gjetur pa shenja jete një mashkull kosovar. Njësit relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës”, thuhet në raport.
Po ashtu siç bëhet e ditur në raport, me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar.