Grabitet një pompë e derivateve në Prizren, hajni merr rreth 3 mijë euro

Numri i grabitjeve të armatosura në Kosovë po shtohet çdo ditë e më shumë, duke krijuar kështu pasiguri për qytetarët por edhe bizneset. Cak i këtyre grabitjeve shpeshherë janë pompat e derivateve

Një rast i tillë ka ndodhur edhe mbrëmë pas mesnate në Prizren, ku nën kërcënimin e armës është grabitur pompa ‘Exfis’

Në këtë pompë në Piranë të Prizrenit hajni ka plaçkitur rreth 3 mijë euro.

Sipas burimeve brenda Prokurorisë, një person i veshur me ‘duks’ të zi, me armë automatike ka hyrë në pompë dhe nën kërcënimin e armëve i ka marrë paratë.

Policia i është përgjigjur thirrjes për ndihmë nga personat përgjegjës të pompës, por përkundër kësaj akoma nuk ka arrestuar askënd lidhur me rastin.

Sinjali mëson se është bërë analizimi i provave dhe video incizimeve dhe pritet që së shpejti të ketë rezultat konkret në zbardhjen e krimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *