Policia thirrje shoferëve: Sigurohuni që gomat e veturave të jenë të paraparë për ngasje gjatë dimrit

Policia e Kosovës kërkon nga ngasësit e automjeteve që të bëjnë kujdes gjatë ngasjes.

Në thirrjen e policisë kërkohet edhe të sigurohen gomat të cilat duhet të jenë të parapara për ngasje gjatë dimrit.

“Apel për kujdes gjatë drejtimit të mjetit! Policia e Kosovës apelon për të gjithë shoferët që të kenë kujdes të shtuar për shkak të të reshurave atmosferike – dëborës. Sigurohuni që gomat tuaja të jenë të parapara për ngasje gjatë dimrit, gjithashtu presioni i ajrit të tyre duhet të jetë sipas rekomandimeve të prodhuesit, gjatë kohës së ftohët. 15 nëntor – 15 mars”, thuhet në thirrjen e policisë. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *