Polcia në Prizren arreston një person pasi goditi bashkëshorten shtatzënë në spital

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të shtunën mbrëma nën dyshimin se në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren ka sulmuar bashkëshorten e tij shtatzënë.

I dyshuari është dërguar më mbajtje.

“Prizren 11.02.2023-22:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti në repartin e gjinekologjisë për shkak të një mosmarrëveshje ka sulmuar (në afekt) fizikisht viktimën femër kosovare-bashkëshorten e tij shtatzënë. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *