Gratë e PDK-së kanë një rol të pazëvendësueshëm dhe kontributi i tyre është i jashtëzakonshëm për fitoren në zgjedhjet e 17 tetorit

Kandidati I PDK-së për kryetar të Prizrenit Shaqir Totaj, ka thënë se gratë kanë një rol të pazëvendësueshëm dhe kontributi i tyre është i jashtëzakonshëm për fitoren në zgjedhjet e 17 tetorit.

Postimi i plotë

Bashkëshortja Flutura së bashku me nënkryetaren Vlora Çitaku, deputeten tonë Blerta Deliu-Kodra, ish-deputetën nga Prizreni, Luljeta Gutaj-Veselaj e kandidatet tona për asamble, Ymran Fusha realizuan takime të shumta me biznese të ndryshme në “Abi Çarshi”.

Gratë e PDK-së kanë një rol të pazëvendësueshëm dhe kontributi i tyre është i jashtëzakonshëm për fitoren në zgjedhjet e 17 tetorit.

Gruaja e angazhuar është shtyllë e një shoqërie të qëndrueshme e të barabartë. Ne do të kujdesemi që barazia gjinore të respektohet gjatë mandatit tonë nëpër institucionet komunale. Përveç planeve konkrete në fuqizimin e gruas, gjatë qeverisjes sonë gjysma e drejtorive do të udhëhiqen nga gratë. Sepse vetëm bashkë e ndërtojmë Prizrenin e të gjithëve ❤

#votopdk177 #votoshaqirtotaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *