Gruaja nga Suhareka ushtron dhunë ndaj bashkëshortit: E goditi edhe me kaçavidë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur për një rast të dhunës në familje në Suharekë.

Një grua nga kjo komunë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortit. Të njëjtin e ka goditur edhe me kaçavidë.

Njoftimi:

·Suharekë 15.07.2023 – 10:17. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare për shkak se kishte ushtruar dhunë fizike dhe goditë me kaçavidë në dorë bashkëshortin e saj, viktimën mashkull kosovar dhe ka kërkuar nga ai të dalë nga shtëpia. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, njësiti policor ka sekuestruar mjetin- kaçavidën që dyshohet të jetë përdorur në rast, ndërsa e dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *