Hajdari mohon se i kontrollon dy vota në Prizren: Populli gjakun e falë, suksesin jo
Hajdari mohon se i kontrollon dy vota në Prizren: Populli gjakun e falë, suksesin jo
Osman Hajdari – ish drejtor komunal në Prizren, ka mohuar përmbajtjen e audio-incizimit se i njëjti i kontrollon dy vota në këtë komunë.
Ai në Prime Time, ka thënë se suksesin e tij si drejtor në qeverisjen e Vetëvendosjes nuk e falin, raporton Gazeta10.
“Tema kyçe gjatë gjashtë këtyre muajve ka qenë kryesuesi, publikisht kam votu për kandidatin e VV-së, pa hy te kutia se kam dyshu që kanë më mendu kështu. Sepse ka grupacione brenda PDK-së, dhe partnerëve të koalicionit që thjesht suksesin edhe tim si drejtor dhe të VV-së, nuk e falin. Se zakonisht është në filozofinë e popullit tonë, na mundemi me falë edhe gjakun, por suksesin s’ta falim. Pamundësia për mu kapë, se për katër vjet nuk jam ftuar as prej policisë e prokurorisë, s’kanë pasë mundësi”, ka thënë ai./Gazeta10