Kosovarët “harrojnë” koronavirusin, ia mësyjnë Shqipërisë për fundjavë

Pika kufitare e Morinës ka pasur një fluks të lartë mjetesh duke krijuar edhe radhë të gjata mëngjesin e kësaj të shtune.

Sipas policisë kufitare të Morinës deri në orën 9 të mëngjesit kaluan rreth 1700 automjete dhe rreth 4700 qytetarë të Kosovës drejt Shqipërisë. Pika kufitare po punon me 4 sportele.

Me mijëra qytetarë nga Kosova kanë zgjedhur të kalojnë fundjavën në Shqipëri, duke përfituar edhe nga koha e mirë, por dhe nga masat kufizuese për pandeminë më të lehta, krahasuar me ato që ka marrë qeveria e Kosovës.

Kosova vazhdon të ketë numër të lartë të të infektuarve nga Covid-19 me 13 mijë e 561 raste aktive.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *