Ilir Baldedaj jep dorëheqje nga të gjitha funksionet në AAK
Iliri Baldedaj ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga të gjitha funksion në AAK në degën e Prizrenit.
Ky vendim erdhi pasi Gjykata Themelore në Prizren mori një aktvendim dënues në çështjen e tij.
Lexoni postimin e plotë të tij pa ndërhyrje:
Të nderuar qytetar të Republikës së Kosovës, media të shkruara dhe elektronike !Pasi që gjykata themelore në Prizren me datë15.01.2021 mori një aktvendim dënues në qështjen time , unë sot mora një vendim personal qe ti liroje te gjitha pozita politike ne Aleanc dega ne PrizrenEdhe pse vendimi i gjykatës nuk eshte i Plot fuqishém, ofrimi i dorëheqjes sime është i karakterit moral dhe për të treguar respektin tim të thellë ndaj z. Ramush Haradinaj dhe organeve të drejtësisë së vendit tim dhe proceseve në të cilat ndodhet vendi im dhe si një praktikë e mirë për t`u përballur në vazhdim i pa ndikuar në procesin e mëtutjeshëm për kërkimin e pafajësisë sime.
Falenderoj Kryetari Lulzim Kabashin edhe te gjith strukturat e dega se AAK-se ne Prizren besimin e dhënë, për bashkpunimin që kishim në rrugëtimin tonë të përbashkët .Me nderime: Iliri Baldedaj