Kujtim Gashi: Urime dita ndërkombëtare e vullnetarizmit

Deputeti i PDK-së Kujtim Gashi, thotë se “Kosova është njëra nga shtetet që në vitet e fundit ka rritur përkrahjen institucionale për punëtorin vullnetar rinor. Por fatkeqësisht, ende nuk është bërë ndonjë progres për ta vlerësuar punën vullnetare”

Postimi i plotë:

Kosova është njëra nga shtetet që në vitet e fundit ka rritur përkrahjen institucionale për punëtorin vullnetar rinor.

Por fatkeqësisht, ende nuk është bërë ndonjë progres për ta vlerësuar punën vullnetare në përgjithësi, duke bërë kështu që motivi për punën vullnetare të bie kohëve të fundit.

Si deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës,     jam duke punuar që këtë çështje ta rregullojmë edhe në kontekstin ligjor me qëllim që puna vullnetare të njihet edhe ligjërisht, duke nxitur kështu më shumë angazhim vullnetar, jo vetëm për të rinjtë, por në përgjithësi për të gjithë ata që e duan këtë aktivitet, si një angazhim i cili përmirëson jetën në komunitetin e tyre.

Urime dita ndërkombëtare e vullnetarizmit!             

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *