Ilir Baldedaj: Qytetarët po presin ndryshim, kryetar e jo vendnumërim!

Ilir Baldedaj, ish kuvendar, e ka kritikuar kryetarin e Komunës Shaqir Totan për mosparaqitjen në organet e hetuesisë rastin e 50 të punësuarve pa asnjë dokument në Komunën e Prizrenit.

Postimi i plotë:

Qytetarët po presin ndryshim, kryetar e jo vendnumërim!

Kryetar mos u bë shkelës i ligjit!

Duke mbrojtur të keqen !! E keqja nuk mund të mbrohet me petkun e pushtetit.

Në njërën anë, nuk mund të pretendosh në raportin e 100 ditëshit, se ke larguar së paku 50 punëtorë të pa “autorizuar” dhe në anën tjetër nuk tregon guximin që t’i adresosh papërgjegjësitë e tilla nga qeverisja e kaluar në organet gjegjëse. Sepse as kush nuk do ta fale mosveprimin.

Qasja e tillë të bën përgjegjës në vlerën dhe peshën e njëjtë si të paraardhëseve që degraduan qeverisjen lokale në hetuesi. Madje nëse nuk veproni me shpejtësi e syçelsy  më shpejtë do t’u akuzojnë, sepse jeni të rrethuar me “miq” të tillë. 

Nuk mund të thirresh në emër të transparencës e as në llogaridhënie, kur me emër fton anëtarin e kuvendit të komunës për të parë emrat e njerëzve të pa “aurotuizuar” që kanë punuar  në drejtori të caktuara. Ke për obligim të na tregosh të gjithëve, e mbi gjitha t’i denonconi rastet në organet gjegjëse: ish kryetarin e komunës dhe vartësin e tij (drejtorin e administratës). Problematika e tillë kanë adresë, e nga ju duhet vrprim. Për këtë arye edhe tē kemi përrkrahur. Por, ju zgjidhni  alternativa tjera që pikërisht, po aq të dëmshme sa veprimet e tyre, duke bërë partneritet me personat e tillë dhe t’i risistemoni në punë brenda administratës komunale.

Qytetarët po presin ndryshim, kryetar e jo vendnumërim!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *