Ilmen Bajra pjesë e Shtabit Teknik të Ponte Prizreni
KB Ponte Prizreni njofton se pjesë e shtabit Teknik të Klubit është Ilmen Bajra. “Ish tekniku i Bashkimit, Prishtinës dhe kombëtares së Kosovës do luaj rolin e kordinatorit në klub dhe të njejtën kohë do jetë edhe pjesë e shtabit teknik” thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë:
MIRË SE VJEN ILMEN BAJRA! 🤝
Nga sot zyrtarisht trajneri Ilmen Bajra do jetë pjesë e skuadrës së PONTE PRIZRENI.
Ish tekniku i Bashkimit, Prishtinës dhe kombëtares së Kosovës do luaj rolin e kordinatorit në klub dhe të njejtën kohë do jetë edhe pjesë e shtabit teknik.
Bajra që nga sot do jetë prezent në ndeshjen që udhëtojm sot në Pejë!
KB PONTE PRIZRENI i dëshiron mirëseardhje dhe suksese trajnerit Bajra së bashku me trajnerat Rifati e Kërveshi.