Kthehet nga Kroacia, gjen xhamin e thyer dhe një predhë fisheku në dhomë – Prizrenasi njofton Policinë

Një 56-vjeçar nga Prizreni ka denoncuar dje në Polici se pasi është kthyer nga Kroacia, ka gjetur xhamin e thyer në një dhomë të shtëpisë dhe brenda saj një predhë të fishekut.

Rasti dyshohet se ka ndodhur gjatë dy muajve të fundit, periudhë kjo që viktima s’ka qenë në shtëpinë e tij, pasi punon në Kroaci.

Sipas burimeve, prizrenasi e ka raportuar dje rastin në Polici, ku ka kërkuar në detaje se si e gjeti shtëpinë kur u kthye në Kosovë.

Si rezultat i denoncimit, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku janë bërë ekzaminimet e nevojshme, me qëllim të zbardhjes së rrethanave se si ka ndodhur rasti, si dhe është iniciuar rast me urdhër të Prokurorit të Shtetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *