Suharekë, arrestohet një nxënës pasi iu gjet boks hekuri dhe thikë në çantën e shkollës

Një nxënës është arrestuar të hënën në Suharekë, pasi në çantën e tij të shkollës stafi arsimor ka gjetur një thikë me the dhe një boks hekuri.

Policia njofton se rasti është iniciuar si “Armëmbajtje pa leje”.

“Me datën 04.12.2023, Stacioni Policor Suharekë nga stafi arsimor i një shkolle në Suharekë ka pranuar informacion se në çantën e një nxënësi të shkollës janë gjetur një (1) boks hekuri dhe një (1) thikë me teh rreth shtatë (7) cm”, thuhet në njoftimin për media.

Tutje, bëhet e ditur se zyrtarët policorë menjëherë i janë përgjigjur rastit duke konfiskuar mjetet e lartshënuara.

“Është arrestuar i dyshuari i mitur i cili pas intervistimit në bazë të procedurave ligjore me urdhër të prokurorit të shtetit është liruar në procedurë të rregullt. Rasti vazhdon të hetohet nga hetues policorë të Stacionit Policor Suharekë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *