Petrit Hoxhaj e rikërkon pozitën e kuvendarit si anëtar i listës Guxo, në listë të Lëvizjes Vetëvendosje

Të nderuar miq,

Nëpërmjet këtij postimi dua të ju informojë se rrugëtimi im politik do të vazhdojë me referendumin e 14 shkurtit 2021, ku së bashku Vjosa Osmani me Albin Kurtin bënë kthesën e madhe në historinë e zgjedhjeve politike në Kosovë.

Sot unë jam rreshtuar po në këtë vijë politike që ta vazhdojmë së bashku këtë edhe për 4 vitet e ardhshme të qeverisjes së Lëvizjes VETVENDOSJE në Prizren.

Të nderuar miq, kam qenë asambleist për 4 vite dhe kam qenë zëri I gjithë qytetarëve të Komunës së Prizrenit pa dallim kombësie, etnie apo feje, kam ngritur shumë kërkesa e shqetësime të qytetarëve në Kuvendin Komunal të Prizrenit dhe jam munduar të bëjë zgjidhje për këto probleme.

Unë nuk do të ndalem, do të kërkojë edhe për 4 vite besimin tuaj, por ju do të jeni ata të cilët do të vlerësoni punën time gjatë 4 viteve të kaluara.

I juaji PETRITI ❤

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *