Islam Ukimeri: Pas shumë viteve bllokimi urban, erdhi momenti i lirimit të rrugës së Tranzitit të ri
Drejtori i Inspektorateve Islam Ukimeri shkruan se “pas shumë viteve bllokimi urban, erdhi momenti i lirimit të rrugës së Tranzitit të ri e cila rrugë i krijon qytetarëve qasje më funksionale në lëvizje por edhe krijon lidhshmëri, zhvillim urban dhe ekonomik.
Postimi i plotë:
Pas shumë viteve bllokimi urban, erdhi momenti i lirimit të rrugës së Tranzitit të ri e cila rrugë i krijon qytetarëve qasje më funksionale në lëvizje por edhe krijon lidhshmëri, zhvillim urban dhe ekonomik .
Përkushtimi i pashoq i kryetarit Shaqir Totaj në këtë proces pozitiv për qytetin e Prizrenit dhe bashkëpunimi me pronarët e shtëpisë, kanë rezultuar në lirimin e këtij segmenti krucial duke krijuar lidhje të dy magjstraleve, Prizren-Prishtinë dhe Prizren-Gjakovë .
Poashtu ky proces do të ndikojë pozitivisht në lehtësimin e trafikut lokal duke e lidhur lagjen Dardania me lagjen Arbanë .
Drejtoria e Inspektorateve me krenari dhe vullnet po e vazhdon punën në terren për të mirën e qytetit tonë.
Urime Prizren
Islam Ukimeri