Islam Ukimeri: Pas shumë viteve bllokimi urban, erdhi momenti i lirimit të rrugës së Tranzitit të ri

Drejtori i Inspektorateve Islam Ukimeri shkruan se “pas shumë viteve bllokimi urban, erdhi momenti i lirimit të rrugës së Tranzitit të ri e cila rrugë i krijon qytetarëve qasje më funksionale në lëvizje por edhe krijon lidhshmëri, zhvillim urban dhe ekonomik.

Postimi i plotë:

Pas shumë viteve bllokimi urban, erdhi momenti i lirimit të rrugës së Tranzitit të ri e cila rrugë i krijon qytetarëve qasje më funksionale në lëvizje por edhe krijon lidhshmëri, zhvillim urban dhe ekonomik 📊📈.

Përkushtimi i pashoq i kryetarit Shaqir Totaj në këtë proces pozitiv për qytetin e Prizrenit dhe bashkëpunimi me pronarët e shtëpisë, kanë rezultuar në lirimin e këtij segmenti krucial duke krijuar lidhje të dy magjstraleve, Prizren-Prishtinë dhe Prizren-Gjakovë 🛣️.

Poashtu ky proces do të ndikojë pozitivisht në lehtësimin e trafikut lokal duke e lidhur lagjen Dardania me lagjen Arbanë 🚧.

Drejtoria e Inspektorateve me krenari dhe vullnet po e vazhdon punën në terren për të mirën e qytetit tonë.

Urime Prizren 💙

Islam Ukimeri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *