Një grua sulmohet seksualisht në Prizren

Një grua ka raportuar në polici se është sulmuar seksualisht nga një i panjohur.

Rasti në polici është hapur si “sulm seksual”, ndërsa viktima është dërguar për ndihmë mjekësore.

Rasti është duke u hetuar.

Njoftimi i plotë i policisë:

SULM SEKSUAL/Prizren 15.02.2023-13:00. Viktima  femër kosovare ka kërkuar ndihmë pasi që dyshohet se e njëjta ishte ngacmuar seksualisht nga një person i panjohur. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë takuar viktimën, të cilën e kanë dërguar për tretman mjekësor dhe e njëjta është intervistuar. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *