Iu dha lamtumira e fundit, profesor Ridvan Hoxhës

Të mërkurën pasdite, i është dhënë lamtumira e fundit në varrezat e qytetit të Prizrenit, profesor Ridvan Hoxha, nga një numër i kufizuar personash për shkak të situatës pandemike  i familjarëve, miqve, bashkëpunëtorëve e përfaqësuesve të institucioneve të ndryshme.

Kreu i degës së LDK-së në Prizren, Anton Quni, tha se ndarja nga jeta e profesor Hoxhës është një humbje e madhe për të gjithë ne, pasi që kemi humbur njeriun e cili gjithmonë ishte i gatshëm të ofrojë çfarëdo zgjidhje në çfarëdo lloj situate si para luftës e pas saj, si dhe duke drejtuar institucione të ndryshme dhe duke arsimuar dhe edukuar breza të tërë.

Ndryshe, profesor Ridvan Hoxha përveç se ka qenë zyrtar i lartë i degës së LDK- së në Prizren, ai ka qenë edhe drejtor shumëvjeçar i shkollës së vendlindjes në Zhur, ndërsa për shumë vite ka qenë edhe drejtor i shkollës së mjekësisë ” Luciano Motroni” në Prizren.

Profesori, Ridvan Hoxha, gjithashtu ka qenë edhe një sportist dhe punëtor i dalluar sportiv duke qenë dhe ish kryetar i KF ” Liria”. Ai ndërroi jetë këtë të mërkurë në moshën 66 vjeçare pas një sëmundje të shkurtër./ Tv Prizreni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *