Ka filluar realizimi i testeve rapide nëpër shkolla në Prizren
DKSH-ja përmes QKMF-së dhe në bashkëpunim me DKA-në, kanë filluar realizimin e testeve rapide nëpër shkolla.
Duke e parë trendin në rritje të rasteve me COVID-19 nëpër shkolla, DKSH-ja (Drejtoria Komunale e Shëndetësisë) përmes QKMF-së (Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare) në bashkëpunim me DKA-në (Drejtorinë Komunale të Arsimit dhe Shkencës), nga sot me datë 19.01.2022 kanë filluar realizimin e testeve rapide nëpër shkolla, për fëmijët simptomatik.
Këto teste realizohen brenda objekteve shkollore nga ana e ekipeve mobile të QKMF-së.
Ekipet mobile në bashkëpunim me task forcat e formuara në çdo shkollë do të ndihmojnë në parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19 nëpër shkolla, duke bërë detektimin e hershëm të pranisë së virusit tek fëmijët të cilët shfaqin simptoma të këtij virusi.