Kanosi një grua përmes rrjeteve sociale – arrestohet i dyshuari në Prizren

Një person është arrestuar në Prizren, pasi që i njëjti kishte kanosur përmes rrjeteve sociale një grua e cila thuhet se është person zyrtar.

Kështu ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.

“Njësitet e hetuesisë kanë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin mashkull kosovar pasi që i njëjti përmes rrjeteve sociale kishte kanosur viktimën femër kosovare”, thuhet në raport.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *