Katër të lënduar nga një aksident në Suharekë

Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku në mes të dy veturave me targa vendore që ka ndodhur në Suharekë.

Si pasojë e aksidentit, përveç dëmeve materiale, lëndime trupore kanë pësuar dy drejtuesit e veturave si dhe dy pasagjerë.

Të lënduarve iu është ofruar tretman mjekësor në QKMF në Suharekë e më pas njëri nga të lënduarit është dërguar për tretman të mëtutjeshëm mjekësor në QKUK.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *