Keni dhe ju një shenjë si kjo? Ja çfarë fshihet pas saj

Të gjithë mund të keni parë një shenjë të vogël të rrumbullakët në krahun e majtë të dikujt ose mund ta keni edhe vetë.

Kjo është një shenjë  e vaksinës e cila disa vite më parë ka qenë shumë e zakonshme.

Sipas ‘Organic Healthy Food’ mjekët përdorën një virus të gjallë Vaccinia për të shkaktuar një përgjigje imune që do të mbronte njerëzit nga virusi Variola, i cili shkaktone linë.

Pas kryerjes së vaksinës në vendin ku u vaksinuat krijohej një flluskë e cila më pas krijonte një kore dhe në fund pasi shërohej mbetej thjesht një shenjë e rrumbullakët.

Krahu i njerëzve injektohet disa herë me vaksinë, e cila krijon edhe atë ‘hartë’.

Kjo është edhe arsyeja sepse ajo nuk është një pikë e vogël, por një shenjë e dukshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *