Kërcet grushti mes dy personave në Prizren, 24-vjeçari e bën për spital një person

Mbrëmë në fshatin Landovicë të Prizrenit, një person dyshohet se ka sulmuar fizikisht një person tjetër.

Mwsohet se gjithçka ka ndodhur si pasojë e një mosmarrëveshjeje, ku 24-vjeçari ka grushtuar 29-vjeçarin, të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore, për çka u desh të kërkojë ndihmë mjekësore.

Njësitet policore me të marrë informatën kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë arrestuar personin e dyshuar, i cili është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Me urdhër të prokurorit ndaj tij është iniciuar rasti ‘Lëndim i lehtë trupor’ dhe i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *