Ndalohen dy persona në Prizren, u janë gjetur substancë narkotike të llojit marihuanë

Në fshatin Nashec të komunës së Prizrenit, në një pikë kontrolli Policia ka ndalur një veturë brenda së cilës ishin dy persona.

Mësohet se gjatë kontrollit trupore, të rinjve u janë gjetur dy pako me letra që shërbejnë për mbështjelljen e cigareve me substancë narkotike të llojit marihuanë, që njihen si rizlla. Po ashtu te njëri nga ta është gjetur edhe një sasi e narkotikëve, që dyshohet të jetë marihuanë.

Ata janë shoqëruar në stacion policor, ku me urdhër të prokurorit, ndaj tyre është iniciuar rasti ‘Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *