Kërkohej nga INTERPOL-i, Policia në Prizren e arreston një person

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për përfshirje me lëndë narkotike, i kërkuar nga INTERPOL-i, në Prizren përgjatë së hënës.

“Në këtë kontekst Policia e Kosovës në Prizren, dje ka pranuar informacione se një person i dyshuar i kërkuar nga autoritetet ndërkombëtare-INTERPOL, për vepra penale përfshire trafikimin me narkotik, ndodhet në rajonin e Prizrenit”, thuhet në njoftimin e policisë.

“Menjëherë janë ndërmarr veprime aktive policore në funksion të identifikimit dhe lokalizimit të personit në kërkim ndërkombëtar, ku përmes angazhimit edhe të zyrës për bashkëpunim ndërkombëtar në kuadër të PK-së, si dhe prokurorisë kompetente personi i pandehur ndalohet dhe shoqërohet në Polici për vazhdim të proceduarve të mëtejme ligjore”, deklarohet në komunikatë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *