Këto janë krejt komunat ku ndalohen hyrje-daljet gjatë vikendi

Ministria e Shëndetësisë ka marrë vendim që të ndalojë hyrjet-daljet në Komunën e Prishtinës, Fushë Kosovës, Gjilanit, Obiliqit, Gjakovës, Podujevës dhe Shtimes.

Ndalohet hyrje-dalja e qytetarëve dhe automjeteve private prej orës 20:00 të dt.06/11/2020 deri në orën 05:00 të dt. 09/11/2020 perveç:

1.1. Personelit shëndetësor dhe personelit të sigurisë;

1.2. qytetarëve për nevoja mjekësore, prodhim, furnizim dhe shitje të mallrave esenciale ushqim, barna për njerëz dhe kafshë e shpezë);

1.3. operatorëve ekonomikë dhe transporti i lirë i mallrave/shërbimeve për të siguruar funksionimin e zinxhirit të furnizimit;

1.4. kompanitë ndërtimore dhe operatorët që kryejnë punë publike;

Obligohet Policia e Kosovës në çdo hyrje/dalje të bëjë kontroll rigoroz për parandalimin e përhapjes së infeksionit me COVID-19;

Për të gjithë shkelësit e këtyre masave, organet kompetente obligohen të shqiptojnë masat ndëshkimore konform Ligjit nr. 07/l-006 për parandalimin dhe luftimin e pandemisë covid-19 në territorin e Republikës së Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *