KOMUNA E PRIZRENIT MARRËVESHJE DYVJEÇARE ME KRMM “EKOREGJIONI”, PËR SHPENZIMET E MBULIMIT TË VARRIMIT TË QYTETARËVE DHE MIRËMBAJTJES SË VARREZAVE

Në një konferencë për media, drejtuesit e komunës  së bashku me përfaqësuesit e ndërmarrjes publike “Ekoregjioni”,  kanë njoftuar për vazhdimin e marrëveshjes së nënshkruar për kryerjen e shërbimeve të varrimit dhe të mirëmbajtjes së varrezave në komunën e Prizrenit.

Për dallim nga hera e kaluar ku marrëveshja ka qenë për një një vit, tani është arritur marrëveshje për një periudhë dy vjeçare. Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka i shoqëruar nga drejtori i Mirëqenies Sociale, Islam Thaçi dhe kryeshefi ekzekutiv i KRMM ” Ekoregjioni”, Nehat Basha, para mediave kanë bërë të ditur për vazhdimin e marrëveshjes së nënshkruar për kryerjen e shërbimeve të varrimit dhe të mirëmbajtjes së varrezave në tërë territorin e komunës.

Kryetari Haskuka, e vlerësoi të rëndësishme këtë marrëveshje dhe falënderoi kompaninë ” Ekoregjioni” e cila vitin e kaluar përveç pastrimit të varrezave ka kryer me shpenzime të veta edhe shërbimin e varrimit të personave që ndërruan jetë si pasojë e infektimit me Covid-19. Drejtori për Mirëqenie Sociale, Islam Thaçi, tha se këtë vit për herë të parë kemi arritur marrëveshje dyvjeçare me kompaninë e cila përveç shërbimit të varrimit do të angazhohet edhe në pastrimin dhe mirëmbajtjen e varrezave në tërë territorin e komunës së Prizrenit.

Kryeshefi ekzekutiv i KRMM ” Ekoregjioni”, Nehat Basha, falënderoi komunën për vazhdimin e bashkëpunimit, dhe tha se përkundër sfidave, vitin e kaluar ia kemi dalur që me sukses t’i tejkalojmë ato, dhe tashmë me kapacitete të mjaftueshme do të vihemi në implementim të kësaj marrëveshje të re.

Në fund, drejtori i Mirëqenies Sociale, Islam Thaçi, tha se vitin e kaluar për kryerjen e shërbimit të varrimit të 1838 personave shpenzimet e mbuluara nga komuna kanë qenë në vlerë 367 710 euro, njoftoi ai.

Ndryshe, komuna e Prizrenit është në mesin e qendrave të pakta në Kosovë e cila mbulon shpenzimin e varrimit të qytetarëve dhe se nga kjo marrëveshje e re, ajo do të mbulojë edhe pastrimin e varrezave./Tv Prizreni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *