KQZ: Nesër tërhiqet shorti për renditjen e partive politike në zgjedhjet e 14 shkurtit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nesër do të organizojë tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Lajmin e ka bërë të ditur, zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi përmes një komunikate për media.

“Ju njoftoj se nesër (e hënë, 01 shkurt, ora 10:00) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 14 shkurt 2021”, ka thënë ai.

Pas tërheqjes së shortit për renditjen e partive politike me datën 2 shkurt pritet zyrtarisht të fillojë fushata zgjedhore për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *