“Krejt dhe Padrejtë”, gastronomët protestë para objektit të Qeverisë

Shoqata e Gastronomëve ka shprehur pakënaqësi lidhur me kufizimet për të parandaluar përhapjen e virusit Covid-19 përmes një proteste të organizuar para objektit të Qeverisë.

Ata kanë ironizuar me sloganet e partive politike që garuan në zgjedhjet e fundit nacionale, raporton EO.

Në pankartën e tyre shkruhej “Krejt dhe Padrejtë”, “Me gastronomët”, “Nëpërkëmbje”, si dhe “Padrejtësia, padrejtësi”, slogane këto të deformuara në shenjë protestimi të subjekteve politike kryesore me të cilat garuan në zgjedhjet e fundit parlamentare.

Gastronomët kanë kërkuar lirimin e masave dhe heqjen e kufizimit të lëvizjes. Ata thanë dje në konferencë se Qeveria aktuale dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia kanë premtuar lehtësim të masave nëse bie numri i rasteve, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *