Kreu i Naftëtarëve: Çmimet e naftës në Kosovë kanë rënë në nivelin e para pesë vjetëve

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, ka deklaruar se çmimet e tanishme të naftës janë të njëjta me ato që kanë qenë para pesë vitesh.

Berjani bëri të ditur ka rënie të çmimit të derivateve për 80 centë.

“Nuk mund të dimë për çmimet për ditët në vijim, por çmimet janë në rënie. Trendi është drejt normalitetit. Çmimi real i derivateve për kushtet dhe standardin e qytetarëve tanë do të ishte që dizelli të jetë 1 euro deri në 1.15 centë e poashtu edhe benzina. Këto çmime i kemi pasur edhe para pesë viteve. Kemi rënie të derivateve për 80 centë”, ka thënë Berjani.

Sipas tij, tash edhe marketet duhet t’i ulin çmimet.

“Nafta është liruar, tani edhe marketet duhet t’i ulin çmimet dhe të gjithë duhet të reflektojnë në shportën e qytetarit të jetë ma e lirë”, ka thënë ai.

Krahasuar me vendet e tjera, Berjani thotë se vetëm Maqedonia e Veriut i ka çmimet më lirë se në Kosovë.

Çmimet e derivateve nëpër vendet e tjera, sipas Berjanit:

Kosovë

Dizelli 1.23 €

Benzina 1.30 €

Shqiperi

Dizel 1.59 €

Benzina 1.60 €

Serbi

Dizell 1.57 €

Benzina 1.59 €

Mali i Zi

Dizel 1.41 €

Benzina 1.58 €

Bosnja dhe Hercegovina

Dizel 1.27 €

Benzina 1.27 €

Maqedonia e Veriut

Dizel 1.15 €

Benzina 1.31 €

Slovenia

Dizelli 1.56€

Benzina 1.55 €

Kroacia

Dizelli 1.57 €

Benzin 1.58 €

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *