Kryetari Shaqir Totaj ka mbajtur takimin e parë me kabinetin e drejtorëve komunal
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj sot ka mbajtur takimin e parë me kabinetin e drejtorëve komunal, një ditë pas emërimit të tyre nga kryetari.
Kryetari Totaj në këtë takim informues me drejtorët ka shpalosur para tyre proceset të cilat i presin ata në ditët në vazhim dhe ka kërkuar nga të gjithë të punojnë me përgjegjësi për interesin e përgjithshëm publik, të kenë transparencë në proceset e punës së tyre, komunikim me të gjithë akterët relevant, bashkëpunim dhe ndërveprim mes drejtorive dhe efektivitet në proceset që duhen shtyrë dhe punët që e presin qeverisjen lokale.
Kryetari Totaj është shprehur optimist për kabinetin e drejtorëve të sapo emëruar, prej të cilëve pret që të punojnë me dinjitet, integritet dhe të jenë në shërbim të qytetarëve në çdo kohë.
Në kabinetin Totaj tashmë janë njëmbëdhjetë drejtorë të emëruar. Në ditët në vazhdim pritet emërimi dhe i drejtorit të Inspektorateve dhe drejtorit të Ekonomisë dhe Financave.