Selim Kryeziu emërohet Drejtor i Arsimit në Komunën e Dragashit

Kryetari i Dragashit, Behxhet Xheladini, sot ka emëruar Selim Kryeziun si drejtor i Drejtorisë komunale të Arsimit në Dragash.

Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi në Facebook.

Postimi i plotë:

“Sot kam emëruar profesorin Selim KRYEZIU, Drejtor i Drejtorisë Komunale për Arsim.

Duke u bazuar në përvojën dhe profesionalizmin e z. KRYEZIU, jam i bindur se arsimin në komunën tonë e presin ditë shumë më të mira.

Urime dhe dalsh faqebardhë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *