Kryetari Totaj së bashku me drejtoreshën e Arsimit dhe atë të Shëndetësisë, vizituan disa shkolla dhe çerdhe në Prizren

Kryetari i Komunës Shaqit Totaj, së bashkë me drejtoreshën për Arsim, Luljeta Gutaj Veselaj si dhe Drejtoreshën e DKSH-së, Burbuqe Berisha, gjatë ditës së sotme kanë vizituar disa shkolla dhe çerdhe të Komunës së Prizrenit, ka njoftuar kryetari Totaj përmes një njoftimi në Facebook.

Postimi i plotë:

“Sot së bashku me Drejtoreshën e DKA-së, Luljeta Gutaj Veselaj, Drejtoreshën e DKSH-së, Burbuqe Berisha dhe me bashkëpunëtor, vizituam disa shkolla dhe çerdhe në Komunën e Prizrenit.

Drejtoria e Shëndetësisë dhe Drejtoria e Arsimit dhe Shkencës, në bashkëpunim, kanë formuar ekipet mobile të QKMF-së dhe grupet e task forcave nëpër shkolla, këta akter po kujdesen për testimin me teste rapide për fëmijët me simptoma dhe për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19.

Këto teste realizohen brenda objekteve shkollore nga ana e ekipeve mobile të QKMF-së.

Të gjithë akterët relevant së bashku me drejtoreshat, janë 24 orë në shërbim për të siguruar mbarëvajtjen e procesit mësimor dhe për të mundësuar parandalimin e përhapjes së virusit me shpejtësi tek fëmijët.

Kujdesi ndaj fëmijëve është prioritet i ynë!

#vendosemaskën #ruanishëndetintuajdhetëfamiljes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *