Me Igor Fellipe dhe Omega Roberts “kompletohet” Liria

Me Igor Fellipe dhe Omega Roberts, prurjet përfundimtare.

Ata, kanë kaluar gjithë procedurat e kalimit, transfereve ndërkombëtare dhe në pranverë pritet të jenë mbështetje e madhe për skuadrën, krahas fondit ekzistues dhe prurjeve të mëhershme.

Skuadra e Lirisë, që nga e enjtja ndodhet në përgatitje në Durrës.

Kushtet e mira klimatike e qendrat stërvitore, kushtet që ofrojnë, bashkë me qëndrimin në Hotel ‘Bonita’, janë parakushte për punë dhe shpresë për suksese.

Lirisë i janë bashkuar në Durrës edhe prurjet e fundit:braziliani Igor Fellipe dos Santos dhe liberiani Omega Roberts Alamadine.

Që të dy kanë qenë shënjestra të teknikut Naci Sensoy.

‘Kemi përmbyll me sukses prurjet nga jashtë.Me ardhjet e fundit, kemi përmbyll zbrazëtirat dhe jemi përforcuar dukshëm.Pres që tashmë këta të dëshmohen dhe të bëhen pjesë e rëndësishme e skuadrës, në luftë për të arrit objektivin’, ka thënë Sensoy.

Igor Fellipe dos Dantos, luan në pozitën e qendërsulmuesit, ndërsa Omega Roberts Alamadine, në ate të mbrojtjes, në disa pozita.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *