Kufizimi i shpejtësisë 50 km, vozit 106 km, denohet me 500 euro dhe një vit ndalim vozitjeje
Me datën 18.02.2024 njësiti policor nga Njësia e Komunikacionit Rrugor në Prizren, në pikë kontrolli të automjeteve në rrugën ‘’Rrustë Kabashi’’ në Prizren, ka hasur në një kundërvajtës i cili në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar me shenjë të trafikut është pesëdhjete (50) km/h duke vozitur me shpejtësinë prej njëqind e pesë (106) km/h.
Ndaj këtij kundërvajtësi është shqiptuar gjoba në vlerë prej pesëqind (500) euro, e pesë (5) pikë negative dhe masa e përkohshme e ndalim drejtimit të mjeteve motorike në afat prej një viti.