Kujtim Gashi: Prizreni, vendi ku filluan ngjarjet historike sonte përcaktoi fitoren e PDK-së

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Kujtim Gashi, ka thënë se qyteti historik i Prizrenit, sonte përcaktoi fitoren e PDK-së dhe planit të saj të Rimëkëmbjes.

Sipas Gashit, kjo fitore u përcaktua në qytetin ku kanë filluar gjithmonë ngjarjet e mëdha për vendin.

“Kryeqyteti historik, Prizreni, aty ku kanë filluar shumë ngjarje të mëdha për vendin, sonte përcaktoi fitoren e jashtëzakonshme të #rimëkëmbjes dhe #hoxhajkryeministër”, ka thënë Gashi përmes një statusi në rrjetin social Facebook.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *