Kujtim Gashi: Puna, përkushtimi dhe angazhimi im kanë qenë dhe do të mbeten adresa e sigurtë e përfaqësimit tuaj
Kujtim Gashi ka falenderuar për mbështetjen në zgjedhjet e kaluara, por edhe përkrahjen e vazhdueshme gjatë rrugëtimit poltik.Ai njofton se është kandidat i PDK-së për zgjedhjet e 14 shkurtit.
Postimi i plotë:
Të dashur qytetarë, anëtarë dhe simpatizantë të PDK-së,
Duke shprehur respektin dhe falënderimin tim për mbështetjen që më ofruat në zgjedhjet e kaluara, por edhe për përkrahjen e vazhdueshme gjatë rrugëtimin tim politik, kam kënaqësinë të iu informojë se sërish jam kandidat për deputet në zgjedhjet e 14 shkurtit të këtij viti.
Puna, përkushtimi dhe angazhimi im kanë qenë dhe do të mbeten adresa e sigurtë e përfaqësimit tuaj. Falenderime dhe mirënjohje pafund për ju miq të dashur!
Na priftë e mbara!